Hajnat vjedhin në një shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur në një shtëpi të mërgimtarëve, të dielën në Ferizaj. Sendet e vjedhura dyshohet të jenë një pushkë gjuetie me leje, dhe dy bateri. “Ferizaj / 29.09.2024 – 15:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se në një shtëpi të personave të cilët jetojnë jashtë shtetit persona të…
Lajme
Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur në një shtëpi të mërgimtarëve, të dielën në Ferizaj.
Sendet e vjedhura dyshohet të jenë një pushkë gjuetie me leje, dhe dy bateri.
“Ferizaj / 29.09.2024 – 15:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se në një shtëpi të personave të cilët jetojnë jashtë shtetit persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë vjedhur: një pushkë të gjuetisë me leje, dhe dy bateri. Rasti në procedurë hetimore”./Lajmi.net/