Hajnat sulmuan dy lokale mbrëmë në Prishtinë

Dy lokale kanë qenë cak i hajnave në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Lajme

30/11/2019 11:43

Sipas policisë, në rrugën “B”, menaxherja e një lokali, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit  dhe nga kasaforta  kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë me menaxherja në qendrën tregtare ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në objektin e qendrës tregtare ku kishin vjedhë një shumë parash të gatshme dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. /Lajmi.net/