“Hajde po ta tregoj…” – Takimi i Thaçit dhe Demaçit një ditë para pavarësisë, zbulohet biseda që e kishin

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka rrëfyer një takim që e kishte parë mes Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit, një ditë para pavarësisë. Krasniqi tha se Thaçi ia tregoi Demaçit flamurin, duke shtuar se për të ishte moment emocional. “Momenti kur i ka thënë hajde po ta tregoj flamurin dhe unë e kam shënune trunin tim…

Lajme

17/02/2026 19:16

Memli Krasniqi nga PDK-ja ka rrëfyer një takim që e kishte parë mes Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit, një ditë para pavarësisë.

Krasniqi tha se Thaçi ia tregoi Demaçit flamurin, duke shtuar se për të ishte moment emocional.

“Momenti kur i ka thënë hajde po ta tregoj flamurin dhe unë e kam shënune trunin tim atë fotografi dhe jam i lumtur që kam mundur me pa, duke ia shpalos flamurin dhe thash se historia para meje live. Thash kah me mundësoi Zoti mua me qenë aty, e pastaj isha një prej deputetëve që e ka nënshkru deklaratën e pavarësisë. Është krenari jetësore”, ka thënë ai në Frontal, në t7.