Hajdari numëron arsyet e shkarkimeve në “KRU” Prishtina

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media kanë njoftuar për disa shkarkime në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Lajme

07/04/2020 17:54

Hajdari ka numëruar arsyet e shkarkimit të bordit të kompanisë Rajonale të ujësjellësit KRU “Prishtina”.

Më poshtë janë disa prej të gjeturave që i ka përmendur ministrja: 

1.Kompania rajonale KRU “Prishtina” ka të inkasuar një shumë prej 648 mijë e 443 euro të cilat janë të paguar nga qytetarët dhe ato nuk janë zbritur, pra këtu është një parregullësi, ku qytetarët kanë paguar vazhdimisht por borxhi tyre nuk është shlyer.

2. Humbjet teknike dhe komerciale të ujit në vitin 2018 ishin 58 për qind e cila ishte rritë nga viti në vit. Në vitin 2015 ishin 53 për qind, në vitin 2017 ishin 57 për qind, pra tregon një përformim negativ nga viti në vit.

3. KRU “Prishtina” ka paguar 200 mijë euro si ndëshkime kompanisë që kishte dështuar t’ia plotësoj kushtet për të implementuar projektin investiv. 4. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti në viti 2016 ishte regjistruar një detyrim ndaj një furnitori në vlerë prej 516 mijë e 441 euro, i cili ishte një detyrim fiktiv, pra që nuk ekzistonte fare, i cili ishte vrenjtur nga auditori, ky është rast për hetim.

5.Nën drejtim e këtij menaxhmenti KRU “Prishtina” gjatë viti 2018 ka deklaruar dhe paguar banues për punëtorët në vlerë prej 109 mijë euro edhe pse gjatë viti kishte operuar me një humbje prej 751 mijë euro. /Lajmi.net/