Hajdari kritikon opozitën: Të fokusohemi te reformat, jo te çështje dytësore
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur në Kuvendin e Kosovës se një ditë më parë ka pranuar një letër nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën kërkohet që Kuvendi të procedojë sa më shpejt projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike. Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme për sektorin…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur në Kuvendin e Kosovës se një ditë më parë ka pranuar një letër nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën kërkohet që Kuvendi të procedojë sa më shpejt projektligjet për energjinë dhe energjinë elektrike.
Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme për sektorin energjetik, Hajdari theksoi rëndësinë e avancimit të reformave në këtë fushë, duke nënvizuar se ato janë pjesë e zotimeve dhe e Planit të Rritjes.
Ajo kritikoi opozitën, duke iu drejtuar veçanërisht deputetëve të PDK-së, me pyetjen nëse është më e rëndësishme të fokusohet debati në reforma dhe miratimin e ligjeve, apo në çështje të veçanta që sipas saj devijojnë vëmendjen nga reformat kryesore.
Seanca e jashtëzakonshme për sektorin e energjisë po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/