Hajdari: Votimet kanë shkuar pa ndonjë pengesë, Kosova do të përfaqësohet në CEFTA nga institucionet e saj

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kosova nuk përfaqësohet më me UNMIK në CEFTA. Sipas ministres Hajdari, në këtë drejtim, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut. Në një konferencë për media bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ministrja Hajdari ka thënë se pas 13…

Lajme

09/10/2024 16:32

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kosova nuk përfaqësohet më me UNMIK në CEFTA. Sipas ministres Hajdari, në këtë drejtim, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut.

Në një konferencë për media bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ministrja Hajdari ka thënë se pas 13 viteve Kosova për herë të parë zyrtarisht ka marrë një inciativë për të rregulluar përfaqësimin e saj në mekanizimin CEFTA.

“Votimet kanë shkuar lehtë pa ndonjë pengesë, sepse të gjitha këto vendime së pari janë diskutuar në nivel të pikave kontaktuese të CEFTA-s, që e marrin një aprovim paraprak, pastaj vijnë në takimin e Komitetit të Përbashkët për CEFTA. Në këtë rast, MINT e ka përfaqësimin si pikë kontaktuese për CEFTA që është Dedaj ku për orë të tëra për çdo vendim kanë diskutuar në nivel teknik për nivel të pikave të kontaktit të CEFTA-s dhe kanë adaptuar të gjitha ndryshimet që janë pajtuar si me konsensus të përbashkët për përfaqësimet e vendeve anëtare në CEFTA dhe kështu që ka shkuar gjithçka lehtë dhe mirë në vendimmarrjen e sotme”, tha Hajdari.