Hajdari i PDK-së: Gërvalla krenohet me rritjen e pagës minimale se nuk ka çka me u krenu me ministrinë e saj

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas deklaratave të ministres së punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla për rritjen e pagës minimale. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gërvalla po krenohet me punë të ministrive të tjera. Sipas tij, ajo nuk ka me çka të krenohet nga MPJD…

Lajme

28/08/2024 21:42

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas deklaratave të ministres së punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla për rritjen e pagës minimale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gërvalla po krenohet me punë të ministrive të tjera.

Sipas tij, ajo nuk ka me çka të krenohet nga MPJD pasi që kishte vetëm skandale, shkruan lajmi.net.

“Sot Minstrja e Jashtme Donika Gervalla u krenua me rritjen e pagës minimale në vend. A nuk e ka të qartë Donika ndarjen e dikastereve të qeverisë? – do të pyeste cilido qytetar. Me nivelin e saj të dijes nuk do të çuditesha nëse ajo s’e di që po i kryhet mandati e do të duhej të na fliste për të arriturat e ministrisë së saj. Megjithatë, pra megjithëse është e padijshme deri në dhimbje, kjo huqje s’ka të bëjë me mungesën e informacionit. Pra, jo që ajo s’e di që duhet të na flasë për sukseset e MPJD-së, por sepse s’ka për çka flet. Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale? Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!”, ka shkruar Hajdari. /lajmi.net/ 
Postimi i tij në Facebook: