Hajdari deklarohet shkurtimisht: I ftoj të gjithë deputetët të kryejnë obligimin e tyre
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nis vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët e të gjitha partive ta kryejnë obligimin e tyre. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajdari nuk u përgjigj kur u pyet nëse Albulena Haxhiu a do të jetë emri që përsëri kjo parti do…

Lajme
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nis vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët e të gjitha partive ta kryejnë obligimin e tyre.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajdari nuk u përgjigj kur u pyet nëse Albulena Haxhiu a do të jetë emri që përsëri kjo parti do ta rikandidojë për kryekuvendare.
“I ftoj të gjithë deputetët të kryejnë obligimin e tyre”, tha shkurt ajo.
Pas tri javësh sot do të vazhdojë seanca konstituive të cilës i parapriu publikimi i plotë i aktgjykimit për ngërçin politik në vend nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryeparlamentar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.