Hajdar Beqa thotë se qeveria Veseli do të jetë kthesa më e mirë që iu ka bërë vendit pas lirisë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa beson fuqishëm se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajme
Gjatë një intervistë për lajmi.net, Beqa ka treguar për disa nga arsyet se pse sipas tij, partia e Kadri Veselit do të jetë fituesja.
“PDK ka koalicion parazgjedhor me qytetarët e Republikës së Kosovës, zoti Veseli është shumë i qartë në objektivat që do t’i ketë shteti në katër vitet e ardhshme. Ne nuk kemi vija të kuqe, pas zgjedhje do i shikojmë ofertat, partner i mundshëm munden me qenë subjektet politike të cilat i kanë programet e ngjashme me PDK-në dhe ato që mbështesin kauzën kundër korrupsionit e krimit, në koalicionin e ardhshëm nuk mund të ketë persona me aktakuza”, ka deklaruar Beqa.
Sipas tij, Qeveria Veseli do të jetë kthesa më e mirë që ju ka bërë vendit pas lirisë së Kosovës.
“Ne bëhemi partner me gjithë ato subjekte që nuk janë të interesuara të na prishin me miqtë ndërkombëtar. PDK do të jetë bindshëm parti fituese në zgjedhje, çdo ditë jemi në komunikim me qytetarin, është një mbështetje e madhe për PDK-në dhe Veselin”.
Tutje, ai thotë se edhe në sondazhe kjo parti e ka vendin e parë, ndërsa të tjerat rrezikojnë edhe të kalojnë pragun.
“Ne kemi sondazhe por i kanë edhe subjektet tjera dhe e kanë të qartë se nuk janë në vendin e parë, por të dytë, të tretë dhe për ta kaluar pragun”.
Beqa ka folur edhe për dallimet që kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së ka me kandidatët e tjerë.
“Veseli ka dallime shumë të mëdha me kandidatët tjerë, është një njeri i qëndrueshëm në objektivat e veta e kemi parë në kauzën që ka filluar për qeverinë e ardhshme, këto objektiva kanë qenë para se me shku në zgjedhje. Veseli është bashkëpunëtor është besnik, një njeri që e din çka donë populli vet dhe dallimi kryesor me liderët tjerë është se ai e ka kombin dhe popullin para interesave të tij. Është i vetmi lider që ka marrë vendim paraprak për një listë të pastër. Të tjerët mund ta bllokojnë Kosovën, Veseli mund ta çojë procesin përpara”.
Sa i përket taksës, ish-deputeti thekson se qëndrimi i liderit të tij nuk ka ndryshuar.

“Veseli ka pas qëndrime të qarta për taksën, Kosova do të veproj në të mirë të qytetarëve dhe të vendit, atë që e ka thënë ai e ka mbështetjen e qytetarëve dhe nuk ka më në Kosovë standarde që një parti me 12 deputetë me ta kërku kryeministrin”.
Në fund, Beqa ka bërë të ditur se sa deputetë pretendon t’i ketë kjo parti në Kuvend pas zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe se pse duhet votuar atë për deputet.
“Ne pretendojmë si PDK të kemi minimumin 230 mijë vota, mbi 35 deputetë normal pritjet janë edhe më të mëdha. Unë jam me mandatin e tretë, prioritet i imi është që të jem afër qytetarëve të Kosovës, dhe ata që e votojnë PDK-në të ndihen krenar me punën që e bëjmë ne, t’ia lehtësojmë jetën qytetarëve dhe të bashkëpunojmë me ta edhe pas zgjedhjeve”. /Lajmi.net/
Intervista e plotë: