Hailey Bieber reagon pas akuzave për operacione plastike në fytyrë

Hailey Bieber foli për akuzat që po ia bëjnë se ka ndërhyrje plastike në fytyrë dhe iu lut njerëzve të ndalen së përdoruri fotografi të edituara të saj.

ShowBiz

23/05/2020 00:00

Hailey Bieber ka këmbëngulur që ajo kurrë nuk ka kryer operacione plastike në fytyrën e saj dhe i ka lutur njerëzit që të ndalen së përdoruri fotografi të edituara të saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

23-vjeçarja me një postim në Instagram të enjten shkroi për akuzat që po i bëhen në Internet kohët e fundit se ndryshoi pamjen e saj dhe u krahasua me një fotografi të realizuar kur ishte 13 vjeçe.

Ajo shkroi “Stop përdorimit të fotove që janë edituar nga grimerët”, pasi këmbënguli që imazhi i edituar nuk është ashtu si ajo duket në realitet.

“Unë kurrë nuk kam prekur fytyrën, kështu që nëse do të ulesh dhe të më krahasosh në moshën 13 vjeç me atë 23, të paktën përdor një foto natyrale që nuk ishte edituar aq çmendur,” përfundoi gruaja e Justin Bieber.

Fansat shpejt erdhën në mbrojtje të Hailey dhe përmendën “bukurinë natyrale” dhe transparencën e saj kur bëhet fjalë për FaceTune dhe mjetet e tjera të editimit.

Megjithëse Hailey befasoi me reagimin në Instagram, ajo dukej e qetë dhe më pas postoi një selfie në një aplikacion të rrjeteve sociale. /Lajmi.net/