Hahn: MSA ofron shumë mundësi për Kosovën
Komisioneri për Integrime Evropiane, Johannes Hahn pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për Kosovën ka përmendur përfitimet që do t'i sjellë ajo për Kosovën.

Lajme
Ai ka shkruar në Twitter, gjatë nënshkrimit me ministrin Çollaku, se nënshkrimi i MSA-së, është nja hap i madh në raportet Kosovë BE.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën është një hap shumë i madh për raportet tona”.
Hahn e ka cilësuar këtë marrëveshje si një mundësi shumë të mirë për Kosovën, duke përmendur disa nga dobitë që do ti ketë vendi, kur ka bërë nënshkrimin e MSA-së, kryeministrin Mustafa.
“Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit: reforma, mundësi investimi dhe tregtie, rritje ekonomike, mundësi punësimi për të rinjtë”, ka shkruar ai.