Hahn i kërkon Thaçit e Vuçiqit vazhdimin e dialogut

Pas takimeve që ka pasur me dy presidentët, atë të Kosovës dhe atë të Serbisë, komisioneri Hahn u ka kërkuar të dyve që të punojnë në reforma, por veçanërisht në vazhdimin e dialogut mes dy vendeve

Lajme

27/01/2018 14:50

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, është shprehur optimist për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas të dy takimeve ai ka shpërndarë dy shkrime në llogarinë e tij në Twitter, ku thekson se Europa është e interesuar ta integrojë Ballkanin Perëndimor, por se shtetet duhet të shënojnë progres, me theks të veçantë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.