Hackerat shqiptarë n’aksion

Hackerë nga Kosova kanë sulmuar web-faqen e njërës nga përfaqësueset e reprezentacionit serb të hendobollit në kategorinë e vajzave. Ata kanë postuar një shqiponjë dhe disa kërkesa drejtuar popullit serb.

Lajme

22/12/2013 13:13

Një grup i hackerëve, të cilët vetën e quajnë me emrin “Kosova Wariors Group”, kanë sulmuar ueb-faqen e njërës nga pjesëtaret e përfaqësues serbe të hendbollit.

Andrea Lekic ka hasur në një befasi të pakëndshme, në ditën kur ajo së bashku me bashkëlojtaret e saj morën vendin e parë në botë.

Faqen e saj andrealekic.com, për një kohë të shkurtër e kanë marrë në pronësi hackerë nga Kosova, të cilët kishin vendosur simbole shqiptare, si shqiponjën dhe një varg kërkesash të shkruara në gjuhën shqipe.

“Mesazhi ynë është: 1. Kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në territoret e okupuara nga ju, 2. Kërkojmë të paguhen dëmet e luftës që na i keni shkaktuar. 3. Nuk kërkojmë paqe, por mirëkuptim dhe respekt”, shkruan në këtë ueb-faqe.