Haaland zbulon ‘sekretin’: Çfarë piu në pjesën e parë për të shënuar katër gola?

Erling Haaland ishte mahnitës natën e kaluar, duke shënuar katër gola në fitoren e Borussia Dortmund në Hertha.

Sport

22/11/2020 17:50

Norvegjezi shënoi katër gola, të katër në pjesën e dytë në fitoren 5:2 të ‘Milionerëve’. Një nga talentët më të mëdhenj të botës vazhdoi të “tundte” rrjetat, dhe pas ndeshjes së pabesueshme ai bëri publikun të qeshë, duke zbuluar “sekretin” e shpërthimit në 45 minutat e dyta.

“Të them të drejtën, në pushimin e pjesës së parë piva një pije energjike dhe mora krahë, kështu që gjithçka ishte në rregull. Aksioni për golin e parë ishte i mrekullueshëm, goli i dytë ishte gjithashtu i bukur, në të tretin mendova se isha jashtë loje, por ai ishte gjithashtu i mirë. Të gjithë ishin të mrekullueshëm”, tha Haaland.

Natën e kaluar, Yusuf Mukoko bëri debutimin e tij dhe në moshën 16 vjeç ai u bë futbollisti më i ri që luante në një ndeshje të Bundesligës.

“Ai është talenti më i madh në botë. Më pëlqen të luaj me të. Ai është vetëm 16 vjeç dhe ka një karrierë të shkëlqyer përpara tij. Ai është shumë më i mirë se kur isha në moshën e tij. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Borussia”.