Haaland thyen një rekord në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland pas dy golëshit të shënuar në natën e sotme ndaj Sevillas, ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/03/2021 22:24

Norvegjezi ka arritur që të shënoi dy gola në ndeshjen e cila po zhvillohet aktualisht mes Borussia Dortmund dhe FC Sevillas, përcjell lajmi.net.

Ai është bërë lojtari më i ri (20 vjeç) ndonjëherë që ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Haaland po vlerësohet të jetë e siguruar, ku edhe shumë klube kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij./Lajmi.net/