Haaland rikthehet nga lëndimi duke shënuar vetëm pas tetë minutave nga inkuadrimi
Dortmundi ka arritur të triumfojë ndaj Wolfsburgit si mysafir me rezultat 3-1 për të marrë përkohësisht lidershipin në tabelë.
Sport
Golat për mysafirët u realizuan nga Can, Malen dhe Haaland.
Haaland i cili mungoi për një kohë të gjatë pas një lëndimi, u rikthye në fushë duke realizuar vetëm pas tetë minutave.
Norvegjezi hyri në fushë në minutën e 73-të, për të realizuar në minutën e 81-të duke e vulosur rezultatin për 3-1.
Vlen të theksohet se ky ishte goli i 50-të i tij me Dortmundin në Bundesliga në po aq ndeshje.
50 games. 50 goals.
Erling Haaland’s Bundesliga record is ridiculous. ? pic.twitter.com/FxDIa19rvt
— Squawka Football (@Squawka) November 27, 2021
Për të parë golin e Haaland klikoni këtu – VIDEO
Me këtë fitore Dortmundi e merr lidershipin në tabelë të paktën përkohësisht, me 30 pikë të mbledhura pas 13 xhirove, dy më shumë sesa Bayerni të cilët do të luajnë sonte ndaj Arminia Bielfeldit nga ora 18:30.
/Lajmi.net/