‘Haaland nuk mund, nuk dëshiron dhe nuk do të ndryshojë klub’
Sulmuesi është lidhur me një lëvizje të mundshme në klubin madrilien Real Madrid këtë verë.

Sport
Kohët e fundit agjenti i tij Mino Raiola komentoi se vetëm disa klube mund të përballojnë Erling, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, drejtori sportiv i Borussia, Michael Zorc, është i sigurt se Haaland nuk do të ndryshojë klubin e tij gjatë verës.
Erling Haaland nuk do të ndryshojë klub këtë verë – sipas drejtorit sportiv Michael Zorc, i cili ka thënë: “Haaland nuk mund, nuk dëshiron dhe nuk do të ndryshojë klube”.
Zorc u pyet për të komentuar mbi të ardhmen e sulmuesit pasi agjenti i Haaland Mino Raiola bëri vërejtje të pacipa në lidhje me numrin e klubeve që mund të përballojnë shërbimet e Erling.
Haaland thuhet se do të ketë një klauzolë lirimi prej 75 milion € në kontratën e tij, por ajo do të fillojë vetëm në verën e ardhshme./Lajmi.net/