Haaland kalon nga Nike në Adidas

Adidas do të jetë marka e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Sport

31/03/2022 21:49

Erling Haaland ka zgjedhur ‘Adidas’ të jetë marka e tij e sponsorizuar për vitet në vijim.

Këtë e ka bërë zyrtare vetë lojtari, me anë të një postimi në rrjetin e tij Twitter, ku ka vendosur një mbishkrimi ‘Vetëm unë’.

Ai kishte oferta nga ‘Nike’ që kishte ofruar një milion euro në vit për lojtarin, ‘Puma’ që kishin ofruar tetë milionë euro dhe Adidas që nuk dihet shuma.

Sipas shtypit gjerman Haaland kërkonte 50 milionë euro për pesë vite sponsorizim, shumë kjo që ende nuk dihet se a kanë qenë të gatshëm të paguajnë ‘Adidas’./Lajmi.net/