Guvernatori Ismaili takon homologun tij italian, diskutuan për zhvillimet dhe bashkëpunimet e ardhshme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me guvernatorin e Bankës së Italisë, Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C. Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin…

Lajme

24/10/2024 11:04

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me guvernatorin e Bankës së Italisë, Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra në BQK, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian.

“Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA)”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për Bankën e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme për arritjen e objektivave të BQK-së, përfshirë shqyrtimin e mundësive dhe infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në Sistemin e Pagesave të BE-së (TIPS), projekt ky që po trajtohet në aspektin rajonal gjithashtu.

Në fund thuhet se në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me homologët nga bankat qendrore partnere.