Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas mbërrin në Kosovë
Me ftesë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në vendin tonë ka mbërritur Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Lady Sandra Williams. Sipas njoftimit nga Presidenca, Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të zhvillojë…

Lajme
Me ftesë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në vendin tonë ka mbërritur Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Lady Sandra Williams.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.
Sir Rodney Williams gjithashtu do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani dhe mbledh liderë e përfaqësues nga e gjithë bota për të diskutuar avancimin e rolit të grave në paqe dhe siguri.