Guri, Kurtit: A të erdhi turp kur i pe prokurorët e gjyqtarët, thoshe se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili shkoi me truproje në gjykatë. Ai përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur nëse i ka ardhur turp kur i ka parë gjyqtarët e prokurorët, për të cilët thoshte se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili shkoi me truproje në gjykatë.
Ai përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur nëse i ka ardhur turp kur i ka parë gjyqtarët e prokurorët, për të cilët thoshte se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri.
Postimi i tij i plotë:
Qysh bre kryeministër, me truproje ne vendin ma të sigurt të shtetit.
A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtaret, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat.