Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se tri orë është intervistuar ministri në detyrë Faton Peci, dhe Kurti në vend që ta shkarkonte atë po e lavdëron. Guri ka pyetur se pse po e lavdëron Kurti Faton Peci, për “vjedhjen e milionave nga arka e shtetit”. “3 orë është intervistu…

Lajme

27/05/2025 22:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se tri orë është intervistuar ministri në detyrë Faton Peci, dhe Kurti në vend që ta shkarkonte atë po e lavdëron.

Guri ka pyetur se pse po e lavdëron Kurti Faton Peci, për “vjedhjen e milionave nga arka e shtetit”.

“3 orë është intervistu Faton Peci nga Krimet Ekonimike, në vend që kryeministri me shkarku ministrin edhe me i përgëzu institucionet e drejtësisë për punën, ai qohet në të njejtën ditë e lavdëron Fatonin për “punën”.  Për cilën punë o Albin, që kanë vjedhë miliona euro nga arka e shtetit?  Që e kanë vjedhë djersën e bujkut? Që i kanë vjedhë taksat e qytetarëve?”.

E për Donika Gërvallën që e mbrojti Faton Pecin, Guri tha se nuk mundet askush ta marrë seriozisht atë.

S”e për postimin e Donika Gërvallës spo flasë, sbesoj që mundet dikush me marrë seriozisht atë. Mbajeni në mend të gjithë ata që janë duke e mbrojtur hajninë, në fund do të dalin të përfshirë në hajni.  Faton qiti krejt, si Besnik Bislimin që e qite. Keni ngjy krejt aty”, ka thënë Guri.