Gundogan: Duhet të jemi në nivel të 100 pikëve në sezon
Ilkay Gundogan beson se Manchester City ka nevojë për 100 pikë për të kaluar Liverpoolin.
Sport
Gara për titullin e kampionit në Premierligë pritet të jetë tejet interesante këtë edicion, me favoritët që vazhdojnë të shihen Liverpool e Manchester City.
Lidhur me garën ka folur edhe Ilkay Gundogan, i cili beson se skuadra e tij ka nevojë për të arkëtuar 100 pikë, për të siguruar titullin e kampionit.
“Sezonin e kaluar shënuam më së shumti gola dhe Ederson fitoi dorezën e artë, por duhet përmirësuar akoma, pasi lëshuam shumë ndeshje”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.
“Është e pamundur të fitosh secilën ndeshje, por çfarë mund të bësh është mësimi nga disfatat. Duhet të provojmë të jemi më konsistentë. Është vështirë të arrish 100 pikë apo 98 çdo vit, por nëse duam të sfidojmë për të gjithë titujt, ne duhet të jemi në atë standard”, shtoi gjermani.
Manchester City akoma nuk ka zhvilluar ndeshjen e parë në Premierligë, kurse Liverpool numëron një fitore dhe luan sot kundër Chelsea. /Lajmi.net/