Gundogan: Arsenal e dëshiroi finalen më shumë sesa ne
Ilkay Gundogan ka treguar një nga arsyet për eliminimin nga Kupa FA.
Sport
Manchester City është mposhtur mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës FA në përballjen ndaj Arsenal.
Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe Ilkay Gundogan, i cili beson se ishte fakti që Arsenal dëshiroi më shumë finalen ai që vendosi takimin.
“Mendoj se energjia që kishim kur filluam pjesën e dytë ishte ajo që kishim nevojë ta kishim në fillimin e ndeshjes”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.
“Ndonjëherë një pjesë e dobët është e mjaftueshme për të humbur ndeshjen dhe dukej sikur Arsenal e dëshironin më shumë kalimin në finale, gjë që është pjesa më frustruese”, ka shtuar mesfushori.
Manchester City tashmë fokusin kryesor do ta ketë në Ligën e Kampionëve, trofe pas të cilit është tash e sa kohë pa arritur ta fitojë. /Lajmi.net/