Guinea shpall gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore

Guinea ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në betejën kundër virusit vdekjeprurës të ebolës.

Bota

14/08/2014 17:53

Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë kontroll të detajuar në kufij, izolim të menjëhershëm të kujtdo që dyshohet se është prekur nga ebola dhe ndalim që trupat e personave të infektuar të barten nga një qytet në tjetrin.

Ebola ka vrarë më shumë se 1 mijë persona në Afrikën Perëndimore dhe ka frikë se ajo mund të shpërndahet edhe në Afrikën Lindore.

Ky është shpërthimi më i madh i kësaj sëmundje që prej se ajo u zbulua në vitin 1976. Që prej shkurtit të këtij viti, në Guinea kanë vdekur 377 njerëz. Njëherësh ky shtet është shteti i parë që është goditur nga ky virus këtë vit.