Gucati: Sot është formimi i sigurimit shtetëror te sigurisë së Serbisë, Trendafilova mendon vetëm zi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës

Veteranët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilovas. Ata para mediave kanë thënë se kjo protestë është thirrur për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen sih-krerëve të UÇK-së. Hysni Gucati foli para mediave ku tha se kryetarja e Gjykatës Speciale mendove vetëm zi për Kosovën…

Lajme

13/05/2025 12:37

Veteranët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilovas.

Ata para mediave kanë thënë se kjo protestë është thirrur për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen sih-krerëve të UÇK-së.

Hysni Gucati foli para mediave ku tha se kryetarja e Gjykatës Speciale mendove vetëm zi për Kosovën dhe se ardhja e saj në ditën e formimit të sigurimit shtetëror të Serbisë është provokim për ta dhe popullin e Kosovës.

“Kjo nuk është protestë por ne kemi bërë një reagim. Reagimi ka qenë se Trandofilove mendon vetëm zi për Kosovën, kjo vjen për një të keqe për Kosovën, ajo ka ardh ta destabilizoj Kosovë. Vizita e saj me 13 maj në ditën e formimit të sigurimit shtetëror të sigurisë së Serbisë është provokim per ne”, tha Gucati para mediave.