Gucati pas vizitës së Thaçit: Ma kujtoi dhimbjen time, ky është shteti jonë që s’interesohet për neve

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi. Ai ka thënë se e ka përjetuar rëndë këtë ngjarje, e cila shtoi se i ka kujtuar dhimbjen e tij. “Këtë ngjarje e kam përjetuar vet. E kam përjetuar rëndë, ma ka…

Lajme

21/03/2025 17:48

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi.

Ai ka thënë se e ka përjetuar rëndë këtë ngjarje, e cila shtoi se i ka kujtuar dhimbjen e tij.

“Këtë ngjarje e kam përjetuar vet. E kam përjetuar rëndë, ma ka përkujtuar dhimbjen time. Unë kam qenë shumë i mërzitur, meqë z. Thaçi s’mund t’ia gjuaj një grusht dhe”.

“Ky është shteti jonë që s’interesohet për neve dhe për ata që janë atje në burg”

“Është dhimbje shumë e madhe. E kam përjetuar unë, Kadriu para meje. Është dhimbje shumë e madhe, shokët ta heqin mërzinë, por kur në orën 9 mbyllet dera e dhomës, je vetëm me Zotin dhe është shumë e vështirë, por këto janë sprova”, ka thënë Gucati në T7.