Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale. Lidhur me protestën e nesërme ka folur edhe Hysni Gucati- kreu i kësaj organizate. Ai për RTV Dukagjini u shpreh se në Prishtinë do të vijnë 106 autobusë për protestën e nesërme. ”106 autobusë janë që do të vijnë…

Lajme

06/08/2025 18:24

Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale.

Lidhur me protestën e nesërme ka folur edhe Hysni Gucati- kreu i kësaj organizate.

Ai për RTV Dukagjini u shpreh se në Prishtinë do të vijnë 106 autobusë për protestën e nesërme.

”106 autobusë janë që do të vijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës.Po kemi marrë informata që do të vijnë protestues edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut” ka thënë ai.

Protesta nis nga ora 17:00 në sheshin ”Skëndërbeu”

Gucati tha se për protestën e nesërme kanë marrur përkrahje nga të gjitha partitë politike pos LVV-së.