Guardiola tejkalon Xavin dhe Messin, emëron yllin e Man City si talentin më të madh
Trajneri i Manchester City, Pep Guaridola, ka befasuar lidhur me deklaratën e tij të fundit, ku komenton rreth Phil Foden, duke tejkaluar Lionel Messi e Xavi Hernandez.
Sport
Foden, sipas Guardiolas, është lojtari me talentin më të madh, talent ky që tejkalon edhe atë të Messi e Xavi.
“E kam thënë shumë herë në konferencat për shtyp, por ndoshta jo para tij – Ai është lojtari më i talentuar që kam parë” ka thënë Guardiola duke iu referuar Foden, transmeton lajmi.net.
“Ai ka gjithçka për tu bërë një nga lojtarët më të mirë, dhe jo vetëm në Angli. Problemi i vetëm është se ndonjëherë nuk luan startues.”
Guardiola kishte trajnuar edhe Leon dhe Xavin tek skuadra e Barcelonës, por duket se më i mahnitur ka mbetur nga Foden.
Sigurisht, Foden do ta ketë të vështirë t’i arrijë ato që ka bërë Messi, por trajneri ka folur bazuar në potencialin e lojtarëve. /Lajmi.net/