Guardiola po planifikon që verën e ardhshme ta braktis futbollin dhe të pushojë nga puna e trajnerit?

Njëri nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, Pep Guardiola, ka një plan befasues për tifozët e futbollit.

Sport

14/06/2019 17:45

Përkundër sukseseve të mëdha që ka korrur viteve të fundit në futbollin evropian, trajneri spanjoll duket se është lodhur nga kjo punë.

‘DailyStar’ shkruan se nëse spanjolli arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester City sezonin e  ardhshëm, ai do të largohet nga futbolli për të bërë pushim, transmeton lajmi.net.

Guardiola i cili morri 12 muaj pushim pasi triumfoi me Barcelonën, ka shprehur së fundmi nevojën për të pushuar pas presionit që po e merr nga puna e trajnerit.

Kontrata aktuale e Guardiolas është e vlefshme deri në verën e vitit 2021, por ai mund ta ndërpres atë nëse ai fiton Ligën e Kampionëve me Manchester City.

Së fundmi emri i Guardiolas është lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek City, por një gjë e tillë vështirë se do të ndodh, bazuar në planet e trajnerit. /Lajmi.net/