Guardiola për rikthimin te Barcelona: Nëse duhet të ribashkohemi, do të ribashkohemi, por ta lëmë të rrjedh natyrshëm

Pep Guardiola ka folur për rikthimin e mundshëm te Barcelona. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës. Trajner katalan nuk ka mbyllur dyert për një rikthim, por ka thënë se deri tek ai vendim duhet të shkojë gjithçka natyrshëm, jo në mënyrë…

Sport

28/11/2022 22:27

Pep Guardiola ka folur për rikthimin e mundshëm te Barcelona.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Trajner katalan nuk ka mbyllur dyert për një rikthim, por ka thënë se deri tek ai vendim duhet të shkojë gjithçka natyrshëm, jo në mënyrë të sforcuar.

“Nëse mendoj se është e nevojshme, do të kthehem, por s’është kështu rasti”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Nëse duhet të ribashkohemi përsëri një ditë, ne do të bëhemi bashkë përsëri, por le të jetë natyrshëm”, shtoi tutje Pep.

Guardiola së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Manchester City dhe do të jetë në ‘Etihad’ deri në vitin 2025. /Lajmi.net/