Guardiola për ndeshjen ndaj Aston Villas: Është vetëm një lojë futbolli

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur përpara ndeshjes vendimtare ndaj Aston Villas.

Sport

20/05/2022 21:41

Titulli në Premier Ligë nuk është vendosur ende, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni. Me ‘Citizens’ dhe ‘Reds’ që kanë diferencë vetëm një pikë.

Manchester City e kanë në duar fatin e tyre, pasi nëse arrijnë fitore ndaj Aston Villas, atëherë shpallen kampion të ligës angleze.

E përpara kësaj ndeshje vendimtare ka folur edhe trajneri i ‘Citizens’, Pep Guardiola.

Ai ka thënë se lojtarët nuk duhet stresohen, pasi është vetëm një ndeshje futbolli.

“Unë u kam thënë lojtarëve tanë, kjo është vetëm një lojë futbolli. Mos mendoni se sa të lumtur apo të trishtuar do të ishim, thjesht fokusohuni në atë që duhet të bëjmë për të mposhtur Aston Villa. Të kesh një titull më shumë, ose një më pak, kjo është e rëndësishme, por është vetëm një lojë futbolli”, ishin fjalët e katalanasit, përcjell lajmi.net.

Pep tha se lojtarët e tij duhet të shijojnë dhe të vuajnë në atë ndeshje.

“Kam një ndjenjë që do t’i bëjmë gjërat jashtëzakonisht mirë. Ne nuk kemi qenë këtu shumë herë në historinë tonë, por duhet të jemi të shqetësuar apo nervozë? Nuk ka mundësi. Thjesht përpiquni të shijoni dhe vuani këtë moment”, përfundoi trajneri i Cityt.

Të dielën Manchester City do të mirëpres në ‘Etihad’ Aston Villa, me fillim nga ora 17:00./Lajmi.net/