Guardiola: Nuk do kthehem te Barcelona

Pep Guardiola thotë se nuk do të largohet nga "Premierliga e bukur" për t'u rikthyer në klubet e dikurshme si Barcelona apo Bayern Munich, pasi kushtet te Manchester City janë shumë të mira.

Sport

30/06/2019 17:55

‘Qytetarët’ arritën triumfin e dytë në dy sezone të njëpasnjëshme me Guardiola në Premierligë, teksa këtë edicion lanë pas Liverpoolin me vetëm një pikë më shumë.

Strategu spanjoll ishte pjesë e Barcelonës mes viteve 2008-2012, duke i sjellur klubit tre tituj të La Ligas dhe dy Liga të Kampionëve, ndërsa u kritikua se nuk mund ta përsëriste stilin e njëjtë jashtë Spanjës, përcjell lajmi.net.

“Ajo që më pëlqen më shumë është se unë i kam dëshmuar njerëzve të cilët thanë se nuk mund të luajmë në të njëjtën mënyrë në Gjermani apo në Premierligë që kishin konkludime të gabuara”, tha ai në një intervistë me gazetën Catalunya Ara.

”Unë kam gjithçka këtu [te City], sinqerisht, gjithçka që kam nevojë. Duke punuar në shtëpi [në Spanjë], është e vështirë sepse emocionet janë kaq intensive dhe konferencat për shtyp janë më të vështira”.

“Kam gjithçka që unë dëshiroj të bëj punën time”, tha ai. “Nuk do të kthehem në Barcelonë apo Gjermani. Ku mund të kem lehtësim më të madh për të luajtur në një ligë kaq të bukur si Premierliga?”. /Lajmi.net/