Guardiola: Njerëzit mendojnë se dështuam vitin e kaluar, por ishte sezon i jashtëzakonshëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mohon se skuadra e tij ishte dështim vitin e kaluar.

Sport

14/09/2021 17:13

“Qytetarët” arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposhten nga Chelsea, transmeton lajmi.net.

Rrugëtimin deri në finale, Guardiola e cilëson si arritje të madhe, derisa beson se janë përmirësuar shumë nga viti i kaluar.

“Njerëzit ndoshta thonë se Manchester City dështoi, por ishte arritje e jashtëzakonshme sezonin e kaluar, të luajmë aq shumë ndeshje dhe humbëm ndaj një klubi të mirë”.

“Çdo vit e nisi garën me entuziazëm. Jam i lumtur që jam këtu. Skuadra mori hap përpara që nga sezoni i kaluar dhe u përmirësua shumë. Kemi luajtur 13 ndeshje dhe fituam 11”.

Man City nesër do zhvillojë përballjen e parë në LK për këtë sezon kundër RB Leipzigut./Lajmi.net/