Guardiola: Nëse mendojmë përtej Madridit, mund të eliminohemi

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij për shortin e hedhur sot në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/07/2020 17:30

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk është shumë i ndikuar nga shorti i hedhur sot, për Ligën e Kampionëve.

Guardiola vazhdon të ketë fokusin e tij te Real Madrid, pasi beson se nëse skuadra e tij mendon për kundërshtarë të tjerë, mund të eliminohen.

“Ne duhet të luajmë kundër Madridit. Nëse mendojmë më larg, mbretërit e kompeticionit do të na eliminojnë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të flas për Lisbonën, sepse nuk jemi atje. My pyesni pas ndeshjes kundër Real Madrid. Me gjasë, askush në këtë klub apo asnjë person nuk njeh Real Madridin më mirë se unë. Kam parë shortin tri orë pasi është hedhur”, ka shtuar katalani.

Pep Guardiola duhet të kalkulojë pa Sergio Aguero për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, përfshirë ndeshjen kthyese kundër Real Madrid. /Lajmi.net/