Guardiola: Nëse e humbim këtë sfidë, mund të shkarkohem nga Man City

Pep Guardiola beson se Manchester City mund ta shkarkojë atë nëse dështojnë të mposhtin Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/02/2020 14:46

Kampionët në fuqi të Premierligës, në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, do të takohen me Real Madridin, me ndeshjen që janë planifikuar të zhvillohen në datat 26 shkurt dhe 17 mars.

City tashmë ka humbur shpresat në garën për titull në Premierligë, ku kanë mbetur 22 pikë larg Liverpoolit, por ata janë ende në garë për FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.

“Dua të fitojë Ligën e Kampionëve, ëndërroj dhe do të shijoj ndeshjet kundër Real Madridit, për të parë se çfarë mund të bëj”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Dhe ky proces, dy javë më parë, do të jetë momenti më i mirë i profesionit tim, duke imagjinuar se çfarë mund të bëjmë për t’i mundur ata”.

“Nëse ne nuk i mposhtim ata, atëherë do të vijë kryetari ose drejtori sportiv, dhe të thonë: “Nuk është mjaft mirë, ne duam Ligën e Kampionëve, do të shkarkoj ty”.

“Pastaj, në rregull, faleminderit, ishte një kënaqësi”./Lajmi.net/