Guardiola: Nënshkrimi me Haaland i mirë për të ardhmen e Man City
Pep Guardiola ka komentuar edhe një herë transferimin e Erling Haaland.
Sport
Manchester City gjatë kësaj jave konfirmoi marrëveshjen me Erling Haaland, dhe deri më tani kjo është lëvizja më e madhe para sezonit të ardhshëm.
Për këtë transferim, Guardiola thotë se është shumë i mirë për të ardhmen e skuadrës.
“Është vendim i klubit. Nënshkrim i mirë për të ardhmen”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ai do të jetë për disa vite dhe jam i sigurt që do të përshtatet perfekt me mënyrën e lojës sonë, por për sezonin tjetër. Besoj se do ta ndihmojmë që të përshtatet sa më mirë”, shtoi ai.
Manchester City i pagoi një shumë prej 51 milionë funteve për kartonin e Haaland. /Lajmi.net/