Guardiola: Ky është futbollisti më i mirë në histori

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, beson se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Sport

13/05/2015 15:01

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Ylli argjentinas shënoi dy herë derisa gjiganti katalan mposhti ekipin e Guardiolës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Dhe, Guardiola ka konfirmuar admirimin e tij për Messin.

“Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, deklaroi Guardiola, raportojnë mediat spanjolle.

“Mund ta krahasoj edhe me Pelen. Jam i lumtur që mund të shikoj një futboll të tillë”, u shpreh ai.