Guardiola i vendosur për të fituar L.K, i lë lojtarët pa pushim pas përfundimit të Premierligës

Lojtarët e Manchester Cityt nuk do të kenë pushim pas përfundimit të sezonit në Premierligë.

Sport

20/07/2020 18:13

Pep Guardiola ka zbuluar se lojtarët e tij do të vazhdojnë të stërviten në periudhën dy javore, para takimit të kthimit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane në anën tjetër ka dërguar në pushim të shkurtër pas triumfit në La Liga.

“Jo, jo, jo”, u përgjigj fillimisht Guardiola, kur u pyet nëse lojtarët e tij do të kenë pushim pas përfundimit të Premierligës.

“Ne do të kemi dy ditë pushim pas ndeshjes me Watford, dhe pastaj do të shkojmë në stërvitje për dy javë”.

“Do të bëjmë disa ndryshime për dy ndeshjet e fundit.  Do të provoj t’u krijojë hapësirë të gjithëve për të luajtur”./Lajmi.net/