Guardiola i ka dhënë Bayernit dritën e gjelbër për Sane

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka dhënë skaudrës së Bayern Munich dritën e gjelbër për të nënshkruar me Leroy Sane.

Sport

23/05/2019 23:54

Skuadra gjermane ka shfaqur interesim për anësorin e Man City, i cili nuk ka gëzuar hapësirat e kërkuara gjatë këtij sezoni.

Sipas raportimeve të fundit, gjithçka po ecën mirë për gjigantët bavarez, të cilët kanë hasur në mirëkuptim edhe me trajnerin Guardiola, i cili nuk është i interesuar të pengojë negociatat, transmeton lajmi.net.

Thuhet se transferimi i anësorit gjerman do t’i kushtonte kampionëve të Bundesligës rreth 70 deri në 100 milionë euro.

Sane do të ishte zëvendësuesi ideal për Franck Ribery, i cili do të largohet nga ‘Allianz Arena’ me përfundimin e këtij sezoni. /Lajmi.net/