Guardiola i bashkohet botës së sportit, i uron shërim të shpejtë Fergusonit
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka uruar që SAF të shërohet sa më shpejt, derisa legjenda e Manchester United i është nënshtruar një operacionit pas gjakderdhjes në tru.
Sport
Ferguson është pranuar të shtunën në spital, derisa është lëshuar një komunikatë ku thuhet se operacioni në tru ka shkuar shumë mirë për 76 vjeçarin.
“Brian Kidd, i cili është në City tani, ishte me Fergusonin për shumë kohë”, tha Guardiola për Sky Sports pas ndeshjes se Cityt kundër Huddersfieldit të dielën.
“Kështu tërë mbështetja e ime shkon për gruan e tij Cathy dhe tërë familjen e Manchester United. Jam i kënaqur se patëm një drekë më të para dy jave dhe shpresojë që ai të shërohet sa më shpejt që është e mundshme”.
Përndryshe sot Pep Guardiola festoi titullin e parë të kampionit në Premierligë.