Guardiola: Fernandes kurrë nuk ishte synimi i Man City
Pep Guardiola ka folur lidhur me Bruno Fernandes.
Sport
Fernandes, së fundmi i transferuar te Manchester United, skuadër tek e cila po regjistron paraqitje mjaft të mira, po zë vend në mediet britanike me paraqitjet e tij.
Lojtari thuhej të ishte kërkuar edhe nga Manchester City para se të kalonte te United, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë trajneri i ‘Citizens’, Guardiola.
“E kam thënë se disa herë duket sikur jemi të lidhur me mijëra miliona lojtarë secilin muaj. Nuk e di nëse agjentët duan të krijojnë diçka duke thënë këto” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Por, mendoj se klubi nuk ishte në bisedime me agjentin e Bruno Fernandes. Por, mendoj se ai është lojtar i mirë, dhe kjo është arsyeja pse United pagoi për të” ka shtuar ndër të tjerash trajneri katalan.
Bruno Fernandes transferohej nga Sporting Lisbona te Manchester United, për shumën e 47 milionë funteve. /Lajmi.net/