Guardiola e ‘than’ vallëzimin

Pep Guardiola ka treguar se përpos punës si futbollist dhe trajner, di ta bëjë edhe një ‘zanat’. Spanjolli e ka ‘tharë’ kërcimin gjatë festës së Bayern Munichut për titull të kampionit në Bundesligë.

Sport

12/05/2014 17:36

Pep Guardiola është një kampion i vërtetë, brenda dhe jashtë fushës. Trajneri spanjoll ka qenë protagonist gjatë festimeve që i bëri Bayern Munichu, pas shpalljes kampion i Gjermanisë.

Pas ndeshjes me Stuttgartin, gjiganti bavarez e festoi titullin e siguruar në muajin mars dhe futbollistët dolën në binë për të festuar.

Teksa po dëgjohej kënga e famshme braziliane ‘Ai Se Eu Te Pego’, ish trajneri i Barcelonës iu afrua futbollistëve dhe filloi të kërcente.

Në shikim të parë, nuk duket se Pep kërcen keq!