Grupi i Kumanovës ngre në këmbë forcat e sigurisë së Maqedonisë
Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Lajme
Kjo mund të shihet edhe në pamjet e siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës,
Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës.
Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe është përgatitur nga një grup më i vogël i njerëzve.
Për më shumë ndiqni pamjet: