Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mbajnë konferencë për media nesër, një ditë para protestës

Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së nesërme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës). Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen…

Lajme

17/04/2025 16:53

Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës).

Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.

‘’Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve.Po ashtu, gjatë konferencës do të paraqiten detajet e protestës së madhe qytetare që do të mbahet të shtunën më 20 prill në Prishtinë. Kjo protestë do të jetë një vazhdim i qëndrueshëm i rezistencës kundër padrejtësisë sociale dhe ekonomike që po i bëhet qytetarëve përmes vendimeve arbitrare’’ thuhet në njoftim.