Grumbullohen 60 mijë euro për familjet e pastreha

Oda Amerikane, biznese dhe Ministria e Punës, kanë grumbulluar 60 mijë euro për familjet e pastreha.

Lajme

13/04/2016 15:50

Kështu ka bërë të ditur ministri Arban Abrashi nëpërmjet një statusi në facebook.

Ai ka thënë se “ky nuk është një fond i madh, por është një shembull i cili prek jetët e shumë familjeve, prandaj jemi të sigurt që ky model i bamirësisë do të përsëritet”, ka shkruar Abrashi.

Postimi i plotë i tij:

60000 euro për familjet e pastreha nga Oda Amerikane, bizneset dhe MPMS

Është motivim shtesë që së bashku me bizneset, mund të realizojmë projekte me qëllim të përbashket. Me përkrahje të Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë një numër i madh i bizneseve sikurse: IPKO, Vala, NewCo Ferronikeli, Meridian Corporation, Coca Cola Hellenic, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Limak Kosovo, Banka NLB Prishtina, Elkos, HIB Petrol, Devolli Corporation, Mabetex, Z-Mobile, Railtrans, Recura Financials, Servisshped, Hymeri Kleemann, Alcatel Lucent, CEO, Vllesa-Co, ASDA, Boga & Associates dhe Gjirafa Inc, kanë ndarë mjete për krijimin e një fondi të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, fondn në ndihmë familjeve të pastreha.

Ky nuk është një fond i madh, por është një shembull i cili prek jetërat e shumë familjeve, prandaj jemi të sigurtë që ky model i bamirësisë do të përsëritet.