Gruevski: Sela ka nxitur tensione në Maqedoni
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se Ziadin Sela me deklaratat dhe retorikën e tij i ka nxitur tensionet, duke mohuar identitetin maqedonas.
Lajme
Në Tv Telma, ai tha se, nuk do të flas më shumë sepse Sela gjendet akoma në spital.
“ Më vjen keq dhe i kërkoj shërim të shpejtë. Por ai me deklaratat e tij i ka nxitur tensionet në vend”, u shpreh Gruevski.
Sipas tij, VMRO-ja asnjëherë nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër shqiptarëve.
“Ne jemi me të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë territor të shtetit, brenda kufijve të këtij shteti”, u shpreh ai, njofton INA.
Gruevski gjithashtu deklaroi se platforma do ta ndajë dhe kantonizoj Maqedoninë.