Gruevski rrezikon të dënohet me 40 vjet burg

Prokuroria publike e Maqedonisë aktualisht është duke e procesuar rastin ‘Puç’ ku njëri ndër të akuzuarit është kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ndërsa janë refuzuar ose nuk procesohen paditë ndaj kryeministrit Gruevski të cilat i ka dorëzuar Zoran Zaev nga skandali i përgjimeve në të cilat shefi i ekzekutivit maqedonas është përfshirë në një seri veprash penale.

Lajme

24/05/2015 19:58

Deri më tani askush nga prokuroria publike në Maqedoni nuk ka guximin që ti paraqesë akt-padi Nikolla Gruevskit edhe pse LSDM ka dërguar më shume se 5 padi ndaj tij.

Gazeta Fokus në një analizë të saj shkruan se nëse prokuroria publike do të kishte vepruar sipas ligjit dhe Gruevski do të ulej në bankën e të akuzuarve, atëherë ai do të rrezikohej të dënohej me burgim deri në 40 vjet.