Gruda shpjegon absurdet e Avni Deharit: E nis seancën me ‘ka kuorum’, e mbyll me ‘nuk ka kuorum’, qysh s’paska?
Përparim Gruda, jurist dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpjeguar dhe shtjelluar “shkeljet” dhe “absurdet” e Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstitutive thjesht për nga virtyti i moshës. “Shkelje në mënyrë të pashembulltë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit. Është shkelje që e dallon në shikim të parë, totalisht absurde, komplet…

Lajme
Përparim Gruda, jurist dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpjeguar dhe shtjelluar “shkeljet” dhe “absurdet” e Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstitutive thjesht për nga virtyti i moshës.
“Shkelje në mënyrë të pashembulltë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit. Është shkelje që e dallon në shikim të parë, totalisht absurde, komplet jodinjitoz, nga një njeri që është ashtu thjesht për shkak të moshës”, tha Gruda në “ATV”.
“Që një element. Kur fillon seanca, te recitali – përcilleni një gjë që e thotë Avni Dehari, se skenarin ia ka bë Vetëvendosja. Ai thotë: ‘fillon seanca se ka ka kuorum. E hudhim në votim komisionin…nuk kalon, edhe a di çka thotë masnej Avni Dehari? E mbylli seancën se nuk ka kuroum. Qysh nuk ka kuorum? A the që ka kuorum kur filloi mbledhja? Sepse instituti i kuorumit e ka kuptimin e numrit të nevojshëm të njerëzve, më shumë se gjysma. Ne jemi në sallë, ai thotë s’ka kuorum. Qysh s’ka kuorum?”, tha Gruda.