Gruda e bën për “pesë pare” Qorrollin: Ke dështu me u bë gjyqtar në Kushtetuese, të shpërbleu VV-ja
Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmë në RTK mes dy juristëve, Përparim Grudës së PDK-së dhe Vigan Qorrollit të VV-së. Gruda arriti që të dominoi debatin dhe ta vendos në pozita të palakmueshme Qorrollin e VV-së, shkruan lajmi.net Qorrolli i VV-së kritikoi gjyqtarët e Kushtetueses si të anshëm. Gruda reagoi menjëherë duke ia përmendur…

Lajme
Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmë në RTK mes dy juristëve, Përparim Grudës së PDK-së dhe Vigan Qorrollit të VV-së.
Gruda arriti që të dominoi debatin dhe ta vendos në pozita të palakmueshme Qorrollin e VV-së, shkruan lajmi.net
Qorrolli i VV-së kritikoi gjyqtarët e Kushtetueses si të anshëm. Gruda reagoi menjëherë duke ia përmendur faktin që ai kishte dështuar të bëhej gjyqtar në Kushtetuese dhe se partia në pushtet pastaj e shpërbleu me postin e zv/ministrit.
“Sa i përket kualifikimit të gjyqtarëve, z.Qorrolli ka kandiduar për t’u bërë gjyqtar në Kushetuese, masi nuk është zgjedh, është bo zv/ministër. Pas disa muajve, mos ma ndërprej argumentin. Mos u merr me mu ti, kam qenë profesor. Nuk po e pranon debatin. Po du me tregu sa i anshëm është mendimi yt. Masi nuk është zgjedh, VV-ja ka vendos me shpërbly me zv/ministër”, tha Gruda.
E, ky fakt duket se i djegu Qorrollit, i cili kërkoi nga Gruda që të mos merret me kandidimin e tij dhe tentoi ta sulmoj atë.
“Ti nuk bën me u marrë, kandidimi im ka qenë i hapur. Në 2021 kam apliku, në 2023 jam bërë zv/ministër”, tha ai, duke shtuar se Gruda po ka dëshirë të ju hyjë në qejf shefave.
As ky thumbim i Qorrollit nuk mbeti pa kundërpërgjigje.
“Shefat ki qejf me i ndërru ti”, i tha Gruda, duke aluduar që Qorrolli diikur kishte qenë këshilltar i Hajredin Kuçit./lajmi.net/